I vodhi paratë pacientit me Covid/ Prokuroria vihet në lëvizje, shkresë bankave për identifikimin e autorit

Shqipëria

I vodhi paratë pacientit me Covid/ Prokuroria vihet në lëvizje, shkresë bankave për identifikimin e autorit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:33
Ilustrim

Skandalet në spitalet Covid-19 kanë ngritur në këmbë organet e drejtësisë.

Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ Stop denoncoi grabitjes së parave nga portofoli të një pacienti të infektuar që po merrte shërbim mjekësor në Spitalin Infektiv.

Djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Djali deklaroi se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Pas vdekjes së babait, denoncuesi kishte tërhequr sendet e tij nga spitali, por në portofol mungonin paratë, karta e bankomatit dhe letra që mbante pinin.

Mirëpo duket se autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e punonjësit të spitalit që ka vjedhur paratë e pacientit.

Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, bën të ditur se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat