Burg skafistit nga Vlora, tentoi të çonte në Itali 50 sirianë

Shqipëria

Burg skafistit nga Vlora, tentoi të çonte në Itali 50 sirianë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:28
Burg skafistit nga Vlora, tentoi të çonte në Itali 50 sirianë

Emiljano Likaj, skafisti që tentoi të transportonte në 8 janar drejt Italisë 50 emigrantët nga Lindja e Mesme është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, gjyqtarja Herila Çela pranoi kërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli të riun, ndonëse ky i fundit mohoi akuzat.

Emiljano Likaj u ndalua pas dëshmive të dhëna nga emigrantët sirianë pasi arriti të largohej me not gjatë momentit që gomonia pësoi avari.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të tjerë, të cilët akuzohen se kanë strehuar emigrantët e paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat