Cukali-Hysenit: Për 21 janarin jeni një qeveri imorale, në 8 vite nuk bëtë asgjë

Shqipëria

Cukali-Hysenit: Për 21 janarin jeni një qeveri imorale, në 8 vite nuk bëtë asgjë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:58
Koloreto Cukali

Gazetari Koloreto Cukali duke iu drejtuar deputetit të PS-së Alket Hyseni tha se kur vjen puna për 21 janarin qeveri është treguar imorale.

Cukali: Jeni 3 muaj parazgjedhjeve dhe po e bëni këtë për zgjedhje. Kur vjen puna te 21 janari jeni një qeveri kaq imorale sa nuk ka ku të shkojë dhe kjo është një tallje shumë e madhe.

Më vjen çudi që ju vazhdoni gënjeni njerëzit. Nuk e di nëse ju beson njeri që keni pritur 8 vjet për këtë çështje. Pse nuk bë para 1 muaji ajo procedura, por sot?

Në 8 vite nuk keni bërë një lëvizje që tregon se po bëni diçka për 21 janarin. Thoni s epo bëni reformën në drejtësi, kur në fakt ju kanë kapur për veshi amerikanët dhe evropianët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat