La djalin 3-ditësh te familja rome/ Me lot në sy, nëna biologjike rrëfen jetën e vështirë: Prindërit i kisha të divorcuar, halla më ka rrahur...

Shqipëria

La djalin 3-ditësh te familja rome/ Me lot në sy, nëna biologjike rrëfen jetën e vështirë: Prindërit i kisha të divorcuar, halla më ka rrahur...

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:40
Esmeralda Kamena

Esmeralda Kamena është nëna biologjike e djalit që e la te çifti rom, Elvira dhe Elez Dungaj në vitin 2010. Pak ditë më parë, çifti dha një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi gjithë historinë se si Esmeralda ka lënë djalin te familja e tyre.

Ndërkohë ditën e sotme ka vendosur që Kamena të tregojë gjithë historinë dhe arsyet që e shtynë që ajo të linte djalin tek Elvira dhe Elezi.

Esmeralda tregon se si halla dhe kushërinjtë e kanë dhunuar që kur ishte e vogël, pasi prindërit e saj ishin të ndarë. Madje tregon se nënën e saj e ka njohur kur ka qenë 24 vjeçe.

“Jam rritur te halla ime pasi prindërit janë ndarë. Nëna më ka lënë që 6-muajshe.  Më kanë rrahur dhe torturuar, halla dhe kushërinjt. Kush i çonte i pari në këmbë më rrihte dhe nuk e di pse. Isha vetëm kalama. Jam rritur në Laprakë.

Babin e kam njohur kur kam qenë 6-7 vjeçe, unë atëherë i thosha dajë. Unë nisa të interesohesha më pas ehde për nënën time.

Pas 24-vitesh kam njohur nënën time për herë të parë, pasi erdha në Gjermani. E kam gjetur përmes “Facebook”-ut. Kam shkuar në Itali dhe e kam takuar. Ishte e martuar dhe kishte një vajzë. Kam qëndruar 2 javë së bashku me çunin e vogël. U riktheva në Gjermani ku jetoj me ndihmën e shtetit.

Nëna ime më ka kërkuar gjithmonë, por babai e ka rrahur. Halla dhe nusja e xhaxhit e kanë gënjyer babanë, duke i thënë se ajo e ka tradhtuar. E nga dhuna, nëna është larguar e më la.

E kjo është e vërtetë, pasi shumë njerëz më kanë thënë se hallat kanë paguar njerëz për ta rrahur e përdhunuar. Mi tha nëna ime dhe njerëz të tjerë.

Te halla ime kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, e pastaj ika për Greqi. Nuk i duroja dot më të rrahurat dhe gjërat që më thoshin. Babai asnjëherë nuk më ka rrahur.

Kam ikur me një grup nga Elbasani, ju luta që të më merrnin me vete. Ata më lanë në Greqi. Ika te një familje në Greqi ku punoja për të ngrënë. Aty jetova 2 vite e ca e më pas u riktheva në Shqipëri, ku kam fjetur në rrugë apo shkallëve të pallatit.

Nuk shkova te të afërmit se nuk më donin, ata nuk do më pranon më kurrë. Ose po të ikja do të më rrihnin sërish. Kam pas punuar kameriere në Laprakë, në Don Bosko, Zogu i Zi. Kam punuar në Durrës në tallave si kamerieri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat