Gruaja e Erion Veliajt nuk justifikon apartamentin/ Këlliçi: Është me fat, jo me inat

Shqipëria

Gruaja e Erion Veliajt nuk justifikon apartamentin/ Këlliçi: Është me fat, jo me inat

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:51
Belind Këlliçi

Skandalet që rrethojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalen, edhe pse ato nuk raportohen nga mediat tradicionale.

Së fundmi, mediat italiane dhe ato pak media në Shqipëri kanë publikuar aferën e mafies Ndragheta, e cila pastron paratë e krimit në kullat e Tiranës.

Por ndërkohë në opinionin publik vazhdon të jetë i pranishëm diskutimi për pasurinë e gruas së Veliajt, Ajola Xoxës.

Sipas agjencisë BIRN, gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

“Është me fat, jo me inat.

Ajola Xoxa, zonja e parë e Tiranës, ka kursyer mjaftueshëm për të blerë një apartament 171 ? dhe verandë 19 ?, me vlerë 88641 euro. Në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Ku në Tiranë shiten këto apartamente kaq të lira?!

Me gati 466 euro për metër katror! Na e thuaj ti, Erion.

Shtëpinë e re ta gëzoni! Me këtë rast jepuni formulën çifteve të reja, se si në pak vite punë, kompletohesh me shtëpi.

Shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë u duhet një jetë e tërë për të blerë një apartament. Disa bëjnë nga dy punë për të larë kredinë bankare. Disave ua blejnë gratë. Është me fat, jo me inat,” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat