Balliu publikon dokumentat: Hajduti i fiqve po vjedh pronën publike, i jep parkingun privatit për ndërtim

Shqipëria

Balliu publikon dokumentat: Hajduti i fiqve po vjedh pronën publike, i jep parkingun privatit për ndërtim

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:26
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, vijon denoncimet për vjedhjen e pronës publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për një parking në njësinë 7 në kryeqytet.

Në studion e Rtv Ora ai publikoi dokumentat sipas të cilave këtë hapësirë toke bashkia Tiranë ia ka dhuruar pronarit të një kompanie private, i cili gjithashtu kishte një pronë të tij, për ndërtim.

Balliu: Kam disa dokumenta që faktojnë skandal të tmerrshëm sesi janë marrë pronat publike, parkingje, trotuare, lulishte dhe u janë dhuruar miqve të partisë biznesmenë për ti bërë pallate me qëllim për të rritur koefiçentin e tyre.Kjo zonë është te njësia 7. Jemi prapa ish-uzinës Enver. Kjo tokë këtu është e një pronari të një kompanie ndërtimi. Këto prona këtu të nënvizuara me të kuqe janë të qytetarëve, pronë publike. Kjo pjesë sot është parking, qytetarët kanë paguar miliona euro për këtë parging. Ky zotëri ka 682 metra katrorë të vetat.

Për shkak se në këtë njësi koefiçenti i ndërtimit është 40% dhe këtij zotërisë i bie të shfrytëzojë 306 metra katrorë. Ai mund të ndërtojë deri në 8 kate, 2455 metra katrorë mund të ndërtojë. Të vetat ka 2455 metra katrorë por nuk i del fitimi. Erion Veliaj i dhuron 1345 metra katrorë nga toka e qytetarëve të Tiranës, dyfishin që ai e ka vetë. Ja kalon përmes kësaj kontrate. Është firmosur nga mister Dubai, Arbian Mazniku. Përfituesi është Startek shpk, e firmosur nga Lulzim Mehmetaj.

Zotëria merr tani 1345 metra katrorë nga të cilat mund të shfrytëzojë 605,5 metra katrorë nga këto që i janë dhuruar, për 8 kate shkojnë 4844 metra katrorë me nga 1000 euro metri, janë 4.8 milion euro që i merren qytetarëve shqiptarë dhe i dhurohen këtij zotërisë. Këtu është vjedhur prona e qytetarëve. Është hera e parë që dalin këto dokumenta por denoncimi nuk është bërë për hertë të parë dhe nuk është marrë asnjë masë.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat