Basha i prerë: Fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë, largimi i Ramës, i sigurtë!

Shqipëria

Basha i prerë: Fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë, largimi i Ramës, i sigurtë!

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:03
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të bëhet derë më derë, duke qenë se situata e pandemisë nuk e lejon grumbullimin e qytetarëve në mitingje.

Po ashtu kryedemokrati zbuloi se sëbashku me LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë kalkuluar skemën se si do të maksimalizojnë votat, ndonëse do të futen me lista të ndara.

Më tej Basha theksoi se kjo skemë e kalkulimit të votave do të bëhen të ditura në vijim, ndërsa theksoi se fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë.

“Opozita ka kalkuluar skemën për të maksimizuar votat. Ajo që na bashkon ne është domosdoshmëria për largimin e Edi Ramës. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ti përgjigjemi shqetësimeve që kanë shqiptarët si: papunësia etj.

Sot nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e teknologjisё sё informacionit, nuk ka investime strategjike. 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit.

Si do bëhet maksimalizimi i votës?

Shqiptarët nuk duan të dinë sot se sdi do at maksimalizojnë votën PD e LSI, por kanë shumë halle dhe probleme të tjera.

Fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat