Basha flet për 25 prillin: Do jem i pari Kryeministër në Shqipëri që…

Shqipëria

Basha flet për 25 prillin: Do jem i pari Kryeministër në Shqipëri që…

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:17
Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha është shprehur se pas fitores së thellë që do të marrë më 25 prill, do të jetë i pari Kryeministër në Shqipëri që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira.

Po ashtu ai theksoi se me fitoren që PD do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore dhe nuk do të karakterizohet më nga arroganca, shpërfillja, cinizmi dhe pandjeshmëria.

Basha: Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë konkurruese, por e pakonkurrueshme me kundërshtarin tonë politik sa i përket integritetit, aftësive, përvojës por, dhe risive  dhe energjisë për t’u përballur me të keqen për të triumfuar mbi të keqen.

Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira.

25 Prilli do të jetë dita edhe e ndryshimit të modelit të qeverisjes. Politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore. Jo arroganca, jo shpërfillja, jo cinizmi, jo pandjeshmëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat