Përgjimet e ‘Ndrangheta’/ Biberaj: Rama, mesazh SPAK-ut të mos hetojë!

Shqipëria

Përgjimet e ‘Ndrangheta’/ Biberaj: Rama, mesazh SPAK-ut të mos hetojë!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:20
Aleksandër Biberaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ishte i ftuar pasditen e sotme në “Opinion” ku ka komentuar çështjen e përgjigmeve të antimafias italiane.

Sipas Biberaj, Rama me deklaratën e tij të sotme i dërgoi mesazh SPAK-ut të mos e hetojë çështjen.

“Është fatkeqësi që dalin fakte, argumente për përfshirje dhe lidhje të qeverisë me këto përgjime, aq më tepër kur ato vijnë nga një vend i BE.

Fatkeqësisht nuk kemi sistem drejtësie. Kryeministri doli në një prononcim si një fajtor tha se nuk është i gatshëm për hetime, i dha mesazh SPAK të mos e hetojë çështjen. Nuk kemi respektim të demokracisë dhe ndarje të pushteteve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat