Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Ambasada amerikane: Shqipëria vend i rrallë

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Ambasada amerikane: Shqipëria vend i rrallë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:57
Ambasada amerikane: Shqipëria vend i rrallë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtuar Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku shumë famije shqiptare shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi në rrjetin social, ambasada citon ambasadorin e SHBA në Shqipëri në vitin 1934 Herman Bernstein, i cili shprehej se vendi ynë është një nga vendet e rralla ku nuk ka urrejtje fetare.

“Nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tre besime”. Herman Bernstein, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, 1934.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke kujtuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës.

Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë myslimane, ia doli aty ku kombet e tjera europiane dështuan: pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit gjerman, si ata me origjinë shqiptare ashtu edhe refugjatë, u shpëtuan dhe, në mënyrë mbresëlënëse, në Shqipëri kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa përpara saj”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat