Denoncimi i fortë i Tritan Shehut/ Vaksina ka ardhur kontrabandë, kaloi nga Rinasi

Shqipëria

Denoncimi i fortë i Tritan Shehut/ Vaksina ka ardhur kontrabandë, kaloi nga Rinasi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:36
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ardhjen e vaksinës në Shqipëri.

Shehu ngriti akuzat se vaksina anti-Covid ka hyrë si mall kontrabandë në Shqipëri, ndonëse kryeministri pretendon se vaksinat janë bërë dhuratë nga një vend i BE-së dhe janë të pajisura me dokumentacion.

Sipas tij, malli ka kaluar nga pjesa e Rinasit ku kalojnë pasagjerët dhe është pa dokumenta.

“Këtë vaksinë nuk e ka dërguar Pfizer se ata nuk dërgojnë vaksinë pa certifikatë. Rama tha që e ka dërguar një shtet i BE, po asnjë shtet si doli për zot . Unë e di nga ka ardhur, por nuk e them tani, ardhja është ilegale.

Se po ta dërgonte Pfizer do e sillte me polici, dhe me një dosje të madhe. Malli është kontrabandë dhe s’ka dokumenta . Malli ka kaluar nga pjesa e Rinasit ku kalojnë pasagjerët, ka kaluar dorazi. Unë e këshilloj Silvën shumë miqësisht (Silva Bino), mos merr ngarkesa që nuk të takojnë”, u shpreh demokrati në emisionin “Open”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat