Liroi nga burgu disa të dënuar përjetë, KLGJ i jep afat deri me 15 shkurt gjyqtares të përgatisë mbrojtjen

Shqipëria

Liroi nga burgu disa të dënuar përjetë, KLGJ i jep afat deri me 15 shkurt gjyqtares të përgatisë mbrojtjen

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:15
Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot shtyrjen e vendimin për kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. 

KLGJ i ka dhënë afat deri me 15 shkurt gjyqtares që të përgatisë mbrojtjen.

Hetimi i ILD ndaj Hoxhës nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin e saj, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Doklen.

Në qershor, emri i Hoxhës doli në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i ka konvertuar në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat