Padia e PR-së për mitingjet në zgjedhje/ Gjykata Kushtetuese cakton seancë më 2 mars

Shqipëria

Padia e PR-së për mitingjet në zgjedhje/ Gjykata Kushtetuese cakton seancë më 2 mars

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:29
Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese ka caktuar më 2 mars seancën me kërkues Partinë Republikane për të drejtën e tubimit.

Kolegji i  Gjykatës Kushtetuese vendosi të pranojë më 13 janar të këtij viti kalimin për shqyrtim të padisë së bërë nga kryerepublikani Fatmir Mediu kundër masave kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Partia Republikane  ka goditur në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik te Ekspertëve,  i cili ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në vende të hapura apo të mbyllura , ceremonitë e festave, ceremonitë  martesore e mortore, përfshirë  edhe  konferencat, tubimet dhe mbledhjet  partiake.

Në padinë  e depozituar, republikanët vlerësojnë se vendimi për të ndaluar takimet partiake  dëmton  opozitën në prag të fushatës  dhe favorizojnë Partinë Socialiste, kryetari i së cilës është Kryeministri  i vendit, i cili lejohet të marre pjesë në aktivitete publike duke krijuar në këtë mënyrë pabarazi në garë elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat