Breshëri u dëmtoi prodhimin, fermerët e Devollit prej 5 muajsh në pritje të dëmshpërblimit

Shqipëria

Breshëri u dëmtoi prodhimin, fermerët e Devollit prej 5 muajsh në pritje të dëmshpërblimit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Prej 5 muajsh fermerët e Devollit janë në pritje të dëmshpërblimit për dëmet që iu shkaktua nga natyra, por deri më tani gjithçka ka mbetur në sirtarë.

Me datën 26 gusht një breshër i fortë dëmtoi në masë të madhe produktet bujqësore të fermerëve të fshatit Mançurisht

Pasi morën premtimet për të marrë dëmshpërblim paraqitën dosjen në bashki, por askush nuk është kujtuar për ta.

“Që prej datës 26 gusht dhe deri tani ne nuk kemi marrë asnjë shpërblim, madje askush nuk erdhi të na pyeste. Ne nga shteti kërkojmë dëmshpërblim, por askush nuk të dëmshpërblen këtu pasi në fund të fundit këtu nuk ka shtet”– thotë një banor.

Disa thonë se të mbjellat e tyre ishin dëmtuar në masën 90%.

“Prodhimi është dëmtuar në masën 90%, duam që problemet tona ti shikojnë më mirë”

Por duke mos mjaftuar dëmtimi nga natyra, edhe ato pak produkte që nuk u dëmtuan, u kanë mbetur stok dhe shumë janë kalbur.

“Ne dëmshpërblim nuk po marrim, por  nuk ka as treg për shitje”

Çuditërisht Bashkia Devoll pas disa muaj ankesash ka thënë se fermerët duhet të riplotësojnë edhe një herë dosjet e dëmtimit nga breshëri në mënyrë që të përfitojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat