Deklaratat e Ramës, Duka: Është e pabesë, LSI nuk i ka bërë dëm këtij vendi

Shqipëria

Deklaratat e Ramës, Duka: Është e pabesë, LSI nuk i ka bërë dëm këtij vendi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Agron Duka

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka reaguar edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të shkrirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Duka në një intervistë për Ora Neës, e ka cilësuar si të pabesë dhe diabolike këtë deklaratë, teksa shton se LSI nuk i ka bërë dëm këtij vendi.

Duka: Kjo më duket e pabesë, pa burrëri dhe diabolike, sepse me LSI ai ka qeverisur. Për hir të pushtetit të tij dhe forcës së vet qeverisëse, ai sakrifikoi dhe e quajti normale që me LSI, për të cilën nuk lë gjë pa thënë dhe që do ta shpërbëjë, e quante si diçka pozitive sepse qeverisën katër vite bashkë. Madje unë mendoj që nga 8 vite qeverisëse, ai 4 vjeçari i parë ka qenë më pozitiv se ky i dyti. Ky i dyti me timonin dhe tepsinë vetëm, shkoi në regres, sepse duke pasur edhe një forcë tjetër siç qe LSI, apo kushdo qoftë, ka njëfarë opozite brenda vetes dhe nuk mund të krijohet ky lloj menaxhimi që i ka dhënë vetes Rama. Ai bën çfarë do, emëron ministra, emëron njerëz, shpeshherë pa marrë mendime dhe opinione qoftë edhe të partisë së vet. Nuk ka barë vaki në PS kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat