Epidemiologu thumbon fushatën e Ramës për vaksinimin

Shqipëria

Epidemiologu thumbon fushatën e Ramës për vaksinimin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Ilir Alimehmeti

Covid 19 gjatë muajit janar ka shfaqur disa ndryshime të shenjave klinike.

Në një përqindje të vogël të të infektuarve është vënë re një rritje e menjëherëshme e temperaturës duke shkuar edhe në  39 ose 40 gradë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se kjo vjenë edhe si pasojë e stinës së dimrit dhe temperaturave.

Ilir Alimehmeti “Ka nisur ti ngjajë më shumë gripit. Nis menjëherë me temperaturë të lartë mbi 39 gradë që mban 2- 3 ditë e pastaj nis drejt zgjidhjes”

Stina e dimrit thot ai ka një ndikim të madh edhe te rritja e numrit të të infektuarve dhe shtrimeve në spital, por nuk përjashton mundësine e varianteve të reja, megjithëse ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.

Ilir Alimehmeti: “Patjetër që një nga arsyet kryesore janë ulja e temperaturave. Ne qëndrojmë më brenda dhe më pranë njëri tjetrit dhe ajrosja nuk është aty ku duhet”

Ndërsa sa i përket fushatës së vaksinimit, Alimehmeti thotë se një shifër optimale për ta konsideruar procesin mbrojtje në masë do të ishte e arsyeshme të kishim mesatarisht 5 mijë vakina në ditë.

 Ilir Alimehmeti: “Pa një 5 mijëshe ditore nuk kemi një fushatë të vërtetë. Duhet të jetë shumë më e madhe, sepse duhet të jetë intensive dhe jo e zvarritur. Duam të gjuajmë me breshëri por nuk kemi municione, atëherë gjuajmë me pushkë teke”

Riinfektime në Shqipëri nuk ka pasur deri tani thotë Alimehmeti, ndërsa thekson se rastet të tillë në botë janë të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat