Pilotimi vetëm në një qark? Arben Pëllumbi: Mungesë dakordësie për teknologjinë në zgjedhje

Shqipëria

Pilotimi vetëm në një qark? Arben Pëllumbi: Mungesë dakordësie për teknologjinë në zgjedhje

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Mungesë dakordësie për teknologjinë në zgjedhje

Zona zgjedhore se ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet parlamentare mund të vendoset nga KQZ, pasi PS dhe PD nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Në një intervistë për RTV Ora Sekretari Organizativ i PS Arben Pëllumbi tregon se mazhoranca është e hapur të pranojë propozimin e Komisionerit Shtetëror që pilotimi të behët edhe vetëm në një ZAZ.

Arben Pëllumbi: “Do ta pilotojë në një KZAZ apo 20 KZAZ është vendimi i saj. Ne jemi dakord në çdo vendim që do të marrë KQZ sepse ka të bëjë me disa probleme. E para me buxhetin, e dyta afatin dhe e treta mënyrën  e organizimit sepse kompanitë që e bëjnë këtë nuk janë shumë ”

Ndërsa për votën e emigrantëve, socialistët kërkojnë me çdo kusht që të behet e mundur në këtë zgjedhje dhe për këtë Pëllumbi i kërkon KQZ që të ulet me palet politike për të gjetur konsesusin.

Arben Pëllumbi: “Nëse duhet konsensusi, partitë të ulen deri në gjetjen e konsensusit në raport me votën e emigrantëve. Ky është detyrim ligjor”

Edhe për mënyrën se si do të votojnë, PS është e hapur ndaj propozimeve, pavarësisht se preferon atë me postë.

Arben Pëllumbi: “Ne kemi propozuar formën me postë por nuk i qëndrojmë strikt këtij votimi”

Kur kanë mbetur më pak se 3 muaj nga dita e zgjedhjeve, ende nuk ka një regjistër të emigrantëve të regjistruar me adresat e tyre që më pas të bëhet e mundur vota e tyre nga vendi ku jetojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat