Sëmundja e pishës së zezë bën kërdinë në Bulqizë

Shqipëria

Sëmundja e pishës së zezë bën kërdinë në Bulqizë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Ilustrim

Sëmundja e procesionares ka prekur qindra hektarë pyje në Bulqizë.  Ndërhyrja e fundit ka qenë 5 vjet më parë dhe që atëherë procesionarja ka përparuar  përtej çdo parashikimi.

E  njohur edhe si sëmundje e pishës se zezë, procesionaria vazhdon të jetë një infeksion masiv në pyjet halorë të bashkisë Bulqizë. Insketi vijon dëmet dhe mungesa e ndërhyrjes për heqjen e larvave nga pishat ka sjellë dëme të pakthyeshme.

Roland Dedja drejtor i drejtorisë pyjore pranë bashkisë Bulqizë thotë se nga kjo sëmundje janë te rreth 360 hektarë pisha.

Dedja u shpreh se e vetmja mënyrë për zhdukje se kësaj sëmundje është vetëm me spërkatje nga ajri si dhe mekanikisht, por për bashkinë kjo është një kosto e lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat