Vrasja e komisarit Artan Cuku, familja kërkon 1 milion euro dëmshpërblim

Shqipëria

Vrasja e komisarit Artan Cuku, familja kërkon 1 milion euro dëmshpërblim

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:08
Artan Cuku

Familja e ish-komisarit Artan Cuku kërkon 1 milion euro dëmshpërblim. “Abcnews” raporton se dëmshpërblimi kërkohet nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Lidhur me këtë kërkesë me 8 shkurt do të zhvillohet seanca në gjykatën Administrative.

Komisarit Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.

Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat