U zunë për gomarin, tani për kanalin kullues/ Sherri në Baldushk, një i plagosur në gjendje të rëndë

Shqipëria

U zunë për gomarin, tani për kanalin kullues/ Sherri në Baldushk, një i plagosur në gjendje të rëndë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:58
Në foto, Enver Lloçja, në intervistën e një viti më parë në “Shqipëria live”

Sherri ka nisur për kanalin kullues mes dy vëllezërve. Enver Lloçja ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën, pas goditjeve në kokë.

Vajza e Enveri Lloçjas tregon për “Shqipëria live”:  “Doktori nuk jep fare shpresë. Bujari i ka gjuajtur nga mbrapa babit. Erdhën policët dhe talleshin dhe thoshin nuk ka gjë“.

Rexhepi,djali i Enverit tregon se e gjeti të atin në gjendje të rënduar. “Babi ishte i shtrirë, më kërkoi një batanije sepse ishte shumë keq. Pas përplasjes për gomarin, nuk kemi pasur raste të tjera. Kanali ishte i vjetër dhe duhej rregulluar”.

Para një viti, në “Shqipëria live” u transmetua debati midis dy vëllezërve, Enver dhe Muharrem Lloçjas, ku Muharremi goditi me levë Enverin pasi pretendonte se gomari i tij i kishte hyrë në tokë. Mesa duket konfliktet mes vëllezërve vazhdojnë dhe Enveri ka marrë goditje të rënda.

Vetë Muharremi është në gjendje të lirë, ndaj tij nuk është proceduar masa e arrestit. Vetë Muharremi tregon për “Shqipëria live”:  “Është e vërtetë që kemi pasur konflikt. Sa u ngritëm në mëngjes, erdhi mori kazmën që të hapte kanalin. I thashë lere se do e rregulloj unë. Ia kapa lopatën, m’u kthye dhe unë iu ktheva e hodha matanë se nuk më panë më sytë. E kam shtyrë te kazma”.

Por, i pyetur se pse vëllai ndodhet në rrezik për jetën, Muharremi thotë se nuk e mati sa fort e goditi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat