Këlliçi: 5 mijë bursa sociale, për ata që nuk paguajnë dot studimet

Shqipëria

Këlliçi: 5 mijë bursa sociale, për ata që nuk paguajnë dot studimet

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shpjegoi se çfarë përfitojnë të rinjtë nga programi ekonomik i PD. Këlliçi deklaroi se për ata që nuk do të kenë mundësi financiare, do të jepen bursa sociale për të studiuar. Ai premtoi edhe pagesën e stazheve të punës për studentët ekselentë.

 “Ne do të japim 5 mijë bursa sociale për gjithë të rinjtë që e kanë të pamundur të paguajnë studimet për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike familjare. Si dhe do të përgjysmojmë tarifat e edukimit për gjithë studentët në vend. Por nuk do të mjaftohemi me kaq.

Ne do të zerojmë tarifën e edukimit për gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj. Gjithashtu do të paguajmë 10 mijë stazhe pune për 10 mijë student ekselent me plot 300 mijë lekë në muaj, për 12 muaj me radhë”, deklaroi nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në faqen e tij në FB.

Për mungesën e praktikës në shkolla, Belind Këlliçi shpjegon, se do të krijohen katër inkubatorë të rinj biznesi për të nxitur punësimin dhe sipërmarrjen në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat