Mjeku Afrim Avdiaj: 15 pacientë nga Kukësi trajtohen në spitalin e Prizrenit, 6 prej tyre me Covid

Shqipëria

Mjeku Afrim Avdiaj: 15 pacientë nga Kukësi trajtohen në spitalin e Prizrenit, 6 prej tyre me Covid

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Mjeku Afrim Avdiaj

Qyteti i Prizrenit është kthyer në një qytet të dytë për kuksianët.

Afërsia mes tyre, e bën Prizrenin shumë të aksesueshëm ndaj dhe qytetarët e Kukësit, se fundmi marrin edhe shërbimin spitalor atje.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdiaj thotë se ndjehet i privilegjuar që u shërben qytetarëve të Kukësit e kjo është me e pakta që mund të bëjë, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet në Kosovë të vitit 1999.

“Kemi ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme. Kemi 15 pacientë që janë duke u trajtuar, 9 prej tyre janë me Covid. Kemi edhe 6 pacientë të tjerë që nuk janë me Covid, por me patologji të ndryshme. Pra pacientët e Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të trajtohen njësoj”, thotë ai.

Prej disa vitesh në Spitalin e Prizrenit, trajtohen edhe të sëmurët me hemodialize.

Janë 14 persona nga Kukësi të cilët udhëtojnë tre herë në javë në Prizren pranë spitalit të përgjithshëm, i cili ka një shërbim modern hemodialize dhe dy salla me kapacitet 230 aparatura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat