“Lagjja e re”, Korça tjetër/ Banorët ankohen për rrugën e paasfaltuar dhe mungesën e rrjetit të kanalizimeve

Shqipëria

“Lagjja e re”, Korça tjetër/ Banorët ankohen për rrugën e paasfaltuar dhe mungesën e rrjetit të kanalizimeve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Foto

Mungesa e ndërhyrjeve në infrastrukturë ka shkaktuar reagimin e disa banorëve të lagjes 4 të qytetit të Korçës.

Për qindra familje në këtë lagje stina e dimrit ka qenë e vështirë për shkak të rrugëve të paasfaltuara, rrjetit të kanalizimeve dhe problematikave të tjera. Pavarësisht kërkesave të tyre të vazhdueshme për investime, ata tregojnë se nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të përmirësuar këtë gjendje.

E njohur ndryshe edhe si lagja e re e Korçës këtu ndërtimet e shtëpive nga banorët kane nisur thuajse 30 vjet me parë por ndërhyrjet në infrastrukturë kanë qenë të pakta dhe të pjesshme ndërsa për qindra familje problemi mbetet i pazgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat