Struktura antisizmike e spitalit të Fierit/ Puna gjatë 24 orëve në kantier, janë angazhuar 300 punonjës për realizimin e projektit

Shqipëria

Struktura antisizmike e spitalit të Fierit/ Puna gjatë 24 orëve në kantier, janë angazhuar 300 punonjës për realizimin e projektit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Foto

Puna në kantierin e spitalit rajonal të Fierit po vijon me ritme të shpejta.

24 ditë nga  hedhja e  themeleve  struktura e godinës ka nisur të marrë formë,  ndërkohë rreth  300 punonjës janë angazhuar  për realizimin e  projektit   në kohë.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 vërtetoi se Shqipëria është  një vend me aktivitet  të lartë sizmik, ndaj strukturat e përdorura për ngritjen e kësaj godine janë antisizmike duke garantuar sigurinë.

Aktualisht puna po vijon në disa  seksione. Rreth 30 mijë metër kub gërmime  janë kryer  ashtu sikursë  ka përfunduar edhe procesi i mbushjes, ndërkohë  po vijohet me betonimin e themeleve të seksionit kryesor dhe shtrimin e rrjetit elektrik dhe kanalizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat