Vëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje

Shqipëria

Vëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Rrapo Sinanrrapaj

Vëllai i viktimës në Ballsh Pelivan Sinanrrapaj, Rrapo Sinanrrapaj dha detaje mbi vrasjen dhe paralajmëroi hakmarrje në rast se drejtësia nuk do të dënojë autorët e vrasjes.

Dy javë më parë, sipas të vëllait, Pelivan Sinanrrapajt kishte debatuar me Ferdinand Merajn në një lokal.

Rrapo Sinanrrapaj po ashtu thotë se i vëllai kur shkoi tek Trauma kishte 6 plagë, në kokë e shpatull.

Intervista për News 24: 

Rrapo Sinanrrapaj: Dua drejtësi nga shteti, ose do marrim vetë masat. Në këtë ngjarje që ka ndodhur.

Ka pasur konflikte më parë?

Rrapo Sinanrrapaj: Me Ferdinandin ka pasur një konflikt më parë. Në lokal kanë debatuar, por nuk di arsyen

Sa ditë para ngjarjes?

Rrapo Sinanrrapaj: Para dy javësh, nuk jam i sigurt

Thatë se do i merrni vetë masat?

Rrapo Sinanrrapaj: Po s’pati shtet. Do i marrim vetë masat.

Paralajmëroni hakmarrje?

Rrapo Sinanrrapaj: Hakmarrje. Deri tani unë s’kam parë të afërm të tyre. Nuk di çfarë të them. Më ka ikur vëllai, pres drejtësi nga shteti.

Kur ishte koha e fundit ku fole me të?

Rrapo Sinanrrapaj: Nuk isha në Ballsh. E kam gjetur në spital në Tiranë. Kishte plagë shufra hekuri në kokë dhe shpatull, 6 kishte, thyerje kocke.

Po personat që e gjetën të shtrirë vëllain, dëshmitarë okularë?

Rrapo Sinanrrapaj: Vajtëm në prokurori këtu, kërkoi arrest e burg. Gjykata i la, dhe ne duam drejtësi. S’kam takuar dëshmitarë okularë. Ngjarja ndodhi tek rruga për në shtëpi, i shkuan nga mbrapa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat