Shiftrat e pandemisë/ Vasili: Rilindja nuk heq dorë nga mashtrimi! Kriminale, testimet u ulën rreth 20%

Shqipëria

Shiftrat e pandemisë/ Vasili: Rilindja nuk heq dorë nga mashtrimi! Kriminale, testimet u ulën rreth 20%

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se nuk heq dorë nga mashtrimi me shifrat e pandemisë.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se pavarësisht se sot qeveria njoftoi 953 raste të reja, testimet sot u ulën me rreth 20%.

‘Sot qeveria paraqiti 953 raste të reja të qytetarëve të infektuar me COVID, në dukje me pak se një ditë më parë kur ishin 1124 raste të reja, por e vërteta është krejt ndryshe’, shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rilindja nuk heq dore nga mashtrimi me shifrat e pandemise!

Sot qeveria paraqiti 953 raste te reja te qytetareve te infektuar me COVID.

Ne dukje me pak se nje dite me pare kur ishin 1124 raste reja.

Por e verteta eshte krejt ndryshe.

Sot testimet u ulen me rreth 20%.

Nga 4254 ne 7 shkurt pra nje dite me pare, ne 3485 testime sot me 8 shkurt, thene me thjesht 769 testime me pak.

Ne rast se ne 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndersa sot ne 8 shkurt perkundrazi ai eshte rritur ne 27.4%.

Pra rastet realisht jo vetem nuk jane ulur, por perkundrazi jane rritur.

Rilindja nuk heq dore nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo eshte kriminale sepse behet fjale per Pandemi, qe merr jete njetezish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat