Erion Dasho: Nepali shumë më mirë se Shqipëria, të tretët në Evropë për vdekjet shtesë

Shqipëria

Erion Dasho: Nepali shumë më mirë se Shqipëria, të tretët në Evropë për vdekjet shtesë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho i cili në këto momente ndodhet në Nepal me një grup pune duke këshilluar si ekspert ndërkombëtar qeverinë e këtij vendi për ngritjen e një spitali Covid, bëri një deklaratë të fortë nga studio e ‘Çim Peka Live’, ku tha se në Nepal situate e menaxhimit të Covid është shumë më e mirë se në Shqipëri.

‘Unë do jap vetëm dy indikatorë. Vdekjet shtesë për 100 mijë banorë. Ky është indikatori i parë të cilin po e përdor gjithë bota.  Në këtë indikator në vitin 2020 ne kemi 6050 vdekje shtesë dhe Shqipëria llogaritet e treta në Evropë. Vdekjet nuk kanë nëvojë për interpretim. Mund ti fshehësh te regjistrat e spitalit, por jo te gjendja civile. Sot e gjithë bota e ka pranuar që Shqipëria është e treta në Evropë në raport me vdekjet shtesë.

Flasim për një epidemi jashtë kontrollit. Nuk ka asnjë vend në Evropë që e ka kurbën në ngritje, përveç Shqipërisë.

Dhe për këtë që them jam i sigurtë 100 përqind që e them.

Nepali, vendi nga ku po flas aktualisht, është shumë më mirë se Shqipëria.

Aktualisht janë në Nepal ku po këshillojmë qeverinë e këtij vendi për një spital.

Përgjegjësinë e ka direkt ministria.

Provlemi i Covidit është problem i shëndetit publik. Dhe shëndeti publik është një çështje që menaxhohet nga qeveria dhe jo nga qytetarët.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat