Brataj e zbulon: Kapisyzi e kaloi shumë rëndë koronavirusin

Shqipëria

Brataj e zbulon: Kapisyzi e kaloi shumë rëndë koronavirusin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:17
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thekson rëndësinë e bluzave të bardha në përballjen me koronavirusin dhe pacientët e infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Gjatë debatit në emisionin “Open” në Top Channel, ku është i ftuar edhe drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi, Brataj tha zbuloi se ai e ka kaluar shumë rëndë sëmundjen dhe i është kthyer sërish punës e tashmë del para ekranit për të folur në lidhje me skandalin dhe skemën e zhvatjes së parave ndaj familjarëve të pacientëve të infektuar me Covid-19.

“E kaloi shumë rëndë për vete dhe vjen këtu e jep përgjigje e mban përgjegjësi, ti shikojmë gjërat me syrin e përgjithshëm.

Njerëzve u ka ngelur vetëm negativja kur kemi shumë letra pozitive. Qytetarëve u shërbehet. Në të gjithë këtë komunikim, qytetarja nuk i është drejtuar drejtorisë së spitalit”, tha Brataj.

Nuk mungoi debati me Liljana Ramasaçon, e cila u shpreh: “Po flasim për qytetarë që nuk i është dhënë ndihma mjekësore. Po flasim për qytetarë që kanë shpenzuar miliona euro. Po flas për shëndetësi. Ka mundësi të na thuash sa prej qytetarëve kanë refuzuar ndihmën prej ekipeve tuaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat