“Ti duhet të ishe nën hetim”/ Gjekmarkaj përplaset me Gjiknurin: Mos bëj moral nëpër studio

Shqipëria

“Ti duhet të ishe nën hetim”/ Gjekmarkaj përplaset me Gjiknurin: Mos bëj moral nëpër studio

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Agron Gjekmarkaj

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha ka qenë lajmi kryesore i ditës. Ajo është arrestuar sot pas hetimeve të kryera nga SPAK, pasi ishte kthyer në simbolin e hapjes së dyerve për të burgosurit me dënime të rënda ose të përjetshme ku liroi emra të njohur të botës së krimit.

Në studion e “Open” një debat i ashpër u zhvillua edhe mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe Damian Gjiknurit. Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se Gjiknuri duhet të ishte në hetim.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.

Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komanë, bëlbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat