Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dënohet me gjobë 5 mln lekë për shkelje të masave anti-COVID

Shqipëria

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dënohet me gjobë 5 mln lekë për shkelje të masave anti-COVID

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dënohet me gjobë 5 mln lekë për shkelje të masave anti-COVID.

"Organizoi një takim në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. 

Lejoi organizimin e këtij takimi në lokalin në pronësi të tij, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i subjektit. 

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ", thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat