Rama i përgjigjet Bashës: Politika me fatkeqësitë, si makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë

Shqipëria

Rama i përgjigjet Bashës: Politika me fatkeqësitë, si makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Edi Rama

Pas daljes së kryedemokratit Lulzim Basha, që akuzoi qeverinë se në raste fatkeqësish braktis qytetarët, reagoi kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama i kujtoi liderit të opozitës së çfarë ndodhte me shqiptarët kur pushtetin e kishte PD.

Sipas kryeministrit, nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësitë.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë, edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!.. Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat