Një person është nxjerrë i pajetë nga liqeni në Pogradec.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, ngjarja ka ndodhur pranë Urës së qytetit, ndërsa i mbyturi është një i moshuar, ende i paidentifikuar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.
Trupi i viktimës po transportohet drejt morgut të spitalit të qytetit.