Xhaçka: Përdorimi i ndalimit arbitrar të shtetasve të huaj, si një mjet për politikën e jashtme ka një çmim

Shqipëria

Xhaçka: Përdorimi i ndalimit arbitrar të shtetasve të huaj, si një mjet për politikën e jashtme ka një çmim

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në shpalljen e Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kanadasë.

Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për këtë deklaratë, teksa e cilësoi si të papranueshme rritjen e numrit të ndalimeve arbitrare të shtetasve të huaj të pafajshëm, nga qeveritë, të cilat sipas saj duan t’i përdorin ato si mjete negocimi në marrëdhëniet e tyre me qeveritë dhe vendet e origjinës të të ndaluarve.

“Ne duhet t’u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithë atyre, që e konsiderojnë ndalimin arbitrar të shtetasve të huaj, si një mjet për politikën e jashtme, se veprimet e tilla kanë një çmim. Dhe ky çmim nuk është i parëndësishëm, por një njollë mbi reputacionin dhe imazhin e atyre që përfshihen në veprime të tilla”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja Xhaçka përgëzoi Kanadanë për këtë iniciativë, duke e cilësuar këtë deklaratë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndalimeve arbitrare në marrëdhëniet midis shteteve. Në konferencë përshëndetën përfaqësues të lartë të diplomacisë europiane e botërore si dhe personalitete kanadeze me ndikim në jetën politike, sociale e kulturore në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat