Klodiana Lala: Prokuroria nxitoi në masën e sigurisë për mjekun Prifti, s’kishte kohë për të hetuar!

Shqipëria

Klodiana Lala: Prokuroria nxitoi në masën e sigurisë për mjekun Prifti, s’kishte kohë për të hetuar!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Klodiana Lala

Arrestimi i mjekut të njohur Edvin Priftin pas një hetimi të SPAK është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit

Gjykata vendosi masën arrest me burg për mjekun, emri të cilit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Priftit, u gjetën në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati i tij, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

Në Open gazetarja Klodian Lala tha se vendimi për arrest me burg ishte i nxituar:

“Nisur nga përgjimet e SPAK, ajo kërkoi masë të lehtë fillimisht që të pezullohej nga detyra, por pasi u kontrollua banesa apo zyra, dhe në fund atij iu gjetën rreth 500 mln lekë në total që është jo normale për dikë si ai., masa ndryshoi.
Mua ka lënë një shije të hidhur personalisht, se një njeri si ai s’ka pse mos t’i vendoste në bankë nëse i ka të ligjshme.

Unë Priftin e kam takuar ditën që shkoi në gjykatë, nga pezullimi nga detyra ai shkoi të arresti me burg.Unë se kam njohur më para Priftin, por prokuria ka ngritur dyshimin veprës penale të pastrimit të parave.

Në rastin e mjekut prokuroria është nxituar për masën e sigurisë, s’kishte kohë për të hetuar, vetëm 20 orë, që të provonin që këto lekë vijnë nga korrupsioni. Prandaj them që prokuroria duhej ta hetonte në një masë tjetër atë“, tha Lala në Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat