'Rezultat mbreslënës'/ Mjeku Alimehmeti zbulon studimin: Trajtimi që po funksionon për pacientët me COVID

Shqipëria

'Rezultat mbreslënës'/ Mjeku Alimehmeti zbulon studimin: Trajtimi që po funksionon për pacientët me COVID

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Ilir Alimehmeti

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë lidhur me trajtimin ndaj koronavirusit. Duke cituar rezultatet e një studimi klinik të kryer nga Universiteti i Barcelones.

Lajmi i mirë është se vitamina D funksionon për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID.

Mjeku shkruan se duke iu referuar të dhënave të studimit mësimet që marrim janë se: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”Cit.: Dr. Andrew Saul

Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi! Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Në total u studiuan: 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19; 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D; 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.

Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin: 532 mcg ditën e shtrimit, 266 mcg ditën e tretë, 266 mcg ditën e shtatë, 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë, 266 mcg ditën e tridhjetë. Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar: 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29) 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)

Gjetje dytësore:  Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin: 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84); 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82);  Personat obezë (>30 kg/m2) kishin: 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04;  3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)

Mësimet që marrim: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!'- shkruan mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat