Mjeku Mezini: Në spitalin “Shefqet Ndroqi” s’ka më vende, mbi 90% e pacientëve në gjendje të rëndë

Shqipëria

Mjeku Mezini: Në spitalin “Shefqet Ndroqi” s’ka më vende, mbi 90% e pacientëve në gjendje të rëndë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:47
Arjan Mezini

Mjeku Arjan Mezini tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open se në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende për pacientë të tjerë.

Ai informoi se mbi 90% e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë, ku minimalisht u nevojiten 20-25 litra oksigjen në minutë.

“Numrat po reduktohen në Gjermani, Franncë ejt kurse tek ne po rriten. Momentalisht në “Shefqet Ndroqi”nuk është e mundur të dërgosh pacientë deri 3 pasdite. Ka pacientë në gjendje shumë të rëndë ku i nevojiten të paktën minimalisht 20-25 litra oksigjen në minutë. Mbi 90% janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. E dimë që format e lehta nuk i referojmë në spital. Ata që u nevojiten 5 deri 10 litra janë në shtëpi. Nga graviteti i sëmundjes është i njëjtë si në nëntor”, tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat