Meta: Raportohen 1000 e ca të infektuar çdo ditë, të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi

Shqipëria

Meta: Raportohen 1000 e ca të infektuar çdo ditë, të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Ilir Meta

Meta: Raportohen 1000 e ca të infektuar çdo ditë, të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, presidenti i republikës, Ilir Meta u shpreh se nëse raportohen zyrtarisht 1000 e ca të infektuar çdo ditë, e sigurt se janë dyfishi apo trefishi.

Meta: Së dyti, ajo që është shumë e rëndësishme është se çfarë po bëjmë sot? Sepse nëse raportohen zyrtarisht 1000 e ca të infektuar çdo ditë, të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi, të cilët po mjekohen në familje dhe që nuk janë të raportuar.

 Në këtë moment është tepër i rëndësishëm fokusimi tek roli i mjekut të familjes, përcaktimi i protokolleve të qarta, ndërhyrja e shtetit për ato medikamente apo antivirusë, që kanë rezultuar të suksesshëm dhe që mund të blihen lirë në sasi të mëdha dhe të vihen në dispozicion të qytetarëve.

Këto janë çështjet më emergjente, përveç rritjes së kapaciteteve të të gjitha spitaleve rajonale, sepse është e qartë që me kapacitetet ekzistuese është i pamundur përballimi i fluksit.  Një alternativë efikase është shtimi i personelit qoftë duke angazhuar studentë të mjekësisë apo të infermierisë në mbështetje të të gjithë personelit që po merret me këtë sfidë dhe me këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat