Balliu: Noka 30 vite në politikë, asnjë akuzë, Spiropali 15 dhe akuzohet për 5 mln euro

Shqipëria

Balliu: Noka 30 vite në politikë, asnjë akuzë, Spiropali 15 dhe akuzohet për 5 mln euro

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Klevis Balliu

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, Klevis Balliu ish-deputet i PD-së u shpreh se procesi përzgjedhës në PD është bërë për herë të parë, dhe pranoi se mund të ketë pasur disa probleme.

Balliu: Procesi në PD është bërë për herë të parë, si një proces evropian. Ky proces ka pasur probleme.

Mbase, por të kujdesemi që herës tjetër të jetë më i mirë, jo ta godasim dhe ta flakim. Basha nuk tentoi një proces ku i jepej autoritet vetëm atij, ai tentoi të bëjë një proces që t’i jepte fuqi anëtarësisë. Ata që kanë dhënë kontribut nuk hiqen dot.

Unë nuk po i krahasoj Spiropalin me Flamur Nokën, që Elisa është e shkurtër dhe Flamuri i gjatë, por Noka ka 30 vite në politikë dhe nuk del dikush që të thotë për të një akuzë. Por Elisa nuk ka 30 vite, por 15 vjet dhe kanë ikur 5 milionë euro nga Dogana dhe nuk e di njeri ku kanë shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat