Nipi i tij dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve, xhaxhait i lënë mesazh kërcënues te dera e shtëpisë

Shqipëria

Nipi i tij dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve, xhaxhait i lënë mesazh kërcënues te dera e shtëpisë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:13
Personat e perfshire

Kërcënohet xhaxhai i Ilir Likës (Xhepës), i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së dy personave.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.

Ishte Lika që i pikasi plumbat mëngjesin e sotëm në derë, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ilir Lika Xhepa dyshohet të jetë autori i vrasjes së Bujar Likës e Paulin Gjergjit. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat javë më parë.

Aktualisht policia po heton në lidhje me disa pista për këtë ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat