Xhixho: Pandemia ka gjunjëzuar shkollat, LSI prioritet arsimin në vend

Shqipëria

Xhixho: Pandemia ka gjunjëzuar shkollat, LSI prioritet arsimin në vend

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:25
Erisa Xhixho

Përmes një statusi në rrjetet sociale, nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka treguar një të vërtetë të hidhur për sa i përket arsimit në vendin tonë që po regreson çdo ditë e më shumë.

Sipas Xhixhos pandemia e ka shkatërruar arsimin, por më shumë se pandemia e ka shkatërruar keqmenaxhimi. Xhixho premton se pas 25 prillit arsimi do të jetë më cilsor pasi në programin e LSI kjo fushë është prioritet

Statusi i plotë:

Pandemia, bashkë me ekonominë gjunjëzoi arsimin në vend. Ndërkohë që e hëna shënon rikthimin e nxënësve në shkolla, studimi i fundit i Bankës Botërore nxjerr të dhëna dëshpëruese, duke treguar se humbjet nga arsimi do të mbarten gjatë gjithë shekullit. 63 nxënës nga 100 kanë akses të kufizuar në arsim gjatë pandemisë, duke dëmtuar në themel shtyllën kryesore të zhvillimit dhe të ardhmes së vendit.

Ne arsimin e kemi prioritet në programin tonë duke e parë si invesim për të ardhmen.

Programi jonë parashikon rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të GDP nga 2,4 % që është sot.

Vendosja e taksës së solidaritetit për arsimin 1% të fitimit për 200 kompanitë VIP.

Gjithashtu programe të dedikuara për fuqizimin e arsimit profesional “Meso dhe Fito”.

Vota më 25 Prill është për fëmijët e një arsim cilësor, jo fasadë e propagandë, siç ka ndodhur këto vite. Kemi parë se si janë ndërmarrë politika jo efikase dhe klienteliste.

Pandemia ndikoi dhe dëmtoi rëndë sistemin arsimor, duke rrezikuar një brez të tërë, i cili për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria, mungesës së aksesit, vuan mangësi të shumta në dije, që do reflektohen nesër.

Më 25 prillit, votohet jo thjesht për zgjedhjet e radhës ,por për të hapur një kapitull të ri per vendin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat