Bëri për spital bashkfshatarin arrestohet autori i plagosjes në Pogradec

Shqipëria

Bëri për spital bashkfshatarin arrestohet autori i plagosjes në Pogradec

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Është kapur një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në Pogradec.

Mësohet se A. K., banues në fshatin Velçan u vu bë pranga pasi  me vendimin e datës 05 nëntor të vitit 2020, Prokuroria e Pogradecit ka urdhëruar ndalimin e tij për plagosje të rëndë me dashje.

42-vjeçari ka goditur me mjet të fortë më 30 dhjetor të 2020, 65-vjeçarin H. B. banues në Velçan.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat