Rama për gjendjen e spitaleve: Unë jam i pakënaquri më i madh

Shqipëria

Rama për gjendjen e spitaleve: Unë jam i pakënaquri më i madh

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për gjendjen në spitalet shqiptare duke publikuar foto që tregojnë se si ishin ato vite më parë dhe si janë sot.

Rama thekson se ai është i pakënaquri më i madh, por gjendjen e spitaleve dikur me ndryshimin e bërë sot ai e quan si “dita me natën”.

“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës. Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi.
#SkaKohëPërPushim *Dispanceria, Tiranë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat