“Për 10-15 ditë do bëj vizitë atje”/ Rama: Presim konfirmimin nga shteti mik për 360 mijë doza të Astrazeneca-s

Shqipëria

“Për 10-15 ditë do bëj vizitë atje”/ Rama: Presim konfirmimin nga shteti mik për 360 mijë doza të Astrazeneca-s

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit ku pritet të vijë pjesa tjetër e vaksinave të Pfizer, 8190 të tilla, tha se shumë shpejt, pritet konfirmimi zyrtar për garantimin nga një shtet mik i 360 mijë doza vaksina Astrazeneca.

Rama: Unë kam shumë besim dhe nuk e them kot , që shumë shpejt do jemi në gjendje të japim lajmin e garantimit të një sasie të mirë vaksininash, se kur nuk e kemi konfirmimin, po për 10-15 ditë do bëj vizitë atje dhe me shumë gjasë do marrim konfirmimin zyrtar për 360 mijë doza astrazeneca, po njëkohësisht me një shtet tjetër jemi në negociata.

Po kështu Ahmetaj që është ngarkuar me procein e rimëkëmbjes dhe që koordinon për llogari të kryeministrit ministrinë e shëndetësisë nesër do ketë një kontakt të parë të nivelit të lartë me shtetin e 3 me të cilion sot patëm komunikm inkurajues, por këto janë thjesht info i cunguar, se nuk kemi asgjë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat