Rama komenton vlerësimin e Sekretarit të ri të Shtetit për ish-kreun e KED

Shqipëria

Rama komenton vlerësimin e Sekretarit të ri të Shtetit për ish-kreun e KED

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Edi Rama

Pas vlerësimit të lartë që Sekretariati i ri i Shtetit bëri për ish-Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se Ardian Dvorani u godit harbutërisht, për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, duke shtuar se “ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të”.

Po ashtu kryeministri thekson se “është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”

Postimi i plotë:

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat