Berisha: Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë

Shqipëria

Berisha: Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Sali Berisha

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë.

Berisha: Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë. Shqipëria ka numër shtretërish për tu përballur me pandeminë, por kërkohej një ripërtëritje e strukturës. Kjo nuk u bë dhe u qëndrua për një vit me 500-600 shtretër.

Kjo gjë kërkonte shpenzime dhe investime. Të gjithë këto u blenë me një çmim 3-9 herë më të lartë. Sot spitalet rajonale janë në kushtet të mjera. Në çdo spital ka të sëmurë me Covid pa asnjë kusht të duhur. Njerëzit vdesin dhe këtu vdekje po bën kërdinë. U mblodh kupola e konfliktit të interesit që mendon vetëm për karrigen e Ramës dhe thanë se nuk do të marrin mas shtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat