I kërkojnë të mos e gënjejë më shumë popullin, Rama: Shpresa vdes e fundit

Shqipëria

I kërkojnë të mos e gënjejë më shumë popullin, Rama: Shpresa vdes e fundit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale shkëmben replika me ndjekësit, sidomos në Facebook.

Në një nga postimet e ditës së djeshme Rama publikoi një video me disa të rinj në Korçë, që sipas tij, ishin të vetëpunësuar në tregun global online, madje nxirrnin të ardhura shumë të mira, nga një mijë deri në pesë mijë dollarë në muaj.

Një qytetar i uroi humbjen në zgjedhje, duke besuar se Rama thjesht gënjen popullin.

“Rama shpresojmë të ikësh mos e gënje popullin” i shkruan ai.

Kreu i qeverisë ia tha se këtë do ta vendosë populli në 25 prill. “Shpresa vdes e fundit, por popullin do ta dëgjojë në 25 prill se tek kush beson” i është përgjigjur Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat