Rama dhe Manastirliu vizitojnë “Air Albania”: Trajnim infermierëve për ta zgjeruar procesin në të gjithë vendin

Shqipëria

Rama dhe Manastirliu vizitojnë “Air Albania”: Trajnim infermierëve për ta zgjeruar procesin në të gjithë vendin

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albanian”, ku po vijon procesi me të meshuari mbi 80 vjeç.

Kryeministri tha se nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera të prodhuara nga kompania “Pfizer” dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, “të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë mjekët e familjes ata që krijojnë kalendarin e të moshuarve për të kryer vaksinën.

“Jemi duke u përgatitur për fermerët e rinj që do të kryejnë trajnimin në Arenën Kombëtare dhe më pas do të shpërndahen në të gjithë vendin për të filluar vaksinimin kapilar”, tha midis të tjerash Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat