15,210 dozat e vaksinave të Pfizer nuk mbërrijnë sot, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Shqipëria

15,210 dozat e vaksinave të Pfizer nuk mbërrijnë sot, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer për 15,210 dozat e vaksinave anti-Covid që ishin parashikuar të vinin sot në Shqipëri. Dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri.

Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat