Marrëveshja për koalicion/ Basha poston foton ku bashkon grushtin me Kryemadhin, ja mesazhi që ka për shqiptarët

Shqipëria

Marrëveshja për koalicion/ Basha poston foton ku bashkon grushtin me Kryemadhin, ja mesazhi që ka për shqiptarët

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:29
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter, ka shpërndarë foton e tij dhe të Kryemadhit teksa bashkojnë grushtet, pas firmosjes së marrëveshjes.

“Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!” shkruan Basha.

Në marrëveshjen mes dy forcave politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit.

PD dhe LSI kane rënë dakord që përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat