A duhet të votojnë të infektuarit me Covid në zgjedhje? Ilir Meta kundër Edi Ramës

Shqipëria

A duhet të votojnë të infektuarit me Covid në zgjedhje? Ilir Meta kundër Edi Ramës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:30
Ilir Meta

Ndryshe nga kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta u shpreh pro votimit të personave të prekur me Covid-19 në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësues të shoqërisë civile kreu i shtetit e konsideroi të drejtën e votës si një të drejtë kushtetuese.

“Është e drejtë kushtetuese, e drejta e votës. Mënyrën se si duhet ta zgjidhim, hajt ta zgjidhim. Aktet burokratike bëhen për të realizuar dhe zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Ilir Meta.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama deklaroi për personat që nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare që të votojnë, pasi duhet të vetëkarantinohet në shtëpi.

“Do bëjmë të njëjtën gjë si të gjithë vendet e tjera që për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar, nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi, duhet të vetëkarantinohen. Është e vërtetë ky shqetësim dhe kanë bërë të gjithë vendet e tjera kështu sepse ka pasur një sërë zgjedhjesh në këtë kohë pandemie dhe kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna shqetësuese post elektorale mbi shëndetin e njerëzve, pra nuk ka pasur rritje të infektimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat